Sunday, December 12, 2021

Natyra e bardhë e njeriut - Ujku i Bardhë

 

Nesër fillon një javë e re, por si do të jetë, a do të jetë e njejta me veprime dhe sjellje e shprehi, apo do të mundohesh të ndryshosh dhe të mësosh diçka të re dhe të bëhesh një person më i mirë prej që ishe dje 'sot' prandaj, mos u ndalo duke u përpjekur për tu bërë më i mirë në jetën tënde çdo ditë.
Natyra e njeriut i ka në vete thellë të vulosura, ngritjen e vetes
në ngritjen e vetes me mirësjellje, respekt dhe dashuri e dhembshuri për veten dhe të tjerët me të cilët je i rrethuar.
Natyra tjetër e ngritjes është përplotë me xhelozi, urrjetje, hakmarrje, smirë, lakmi dhe neveri ankth e stres,
prandaj kujdes!!!!
Cilën anë të jetës tënde e ushqen dhe si zhvillohesh në jetë.
Një prej shkaqeve fundamentale për ndërtimin e karakterit të çdo individi është edhe të shoqëruarit me shoqëri të mirë apo edhe jo të mirë, të gabuar, që më vonë do të pendohesh dhe do të vraposh si një i çmendur për të ikur nga e kaluara yte, mirëpo plagët dhe dhimbjet që u ke shkaktuar të tjerëve do të jenë të pa rishëruesheme, prandaj më herët kthehu e kthjellohu e pendohu, se sa të jetë vonë e të lëshosh ofshama pendimi.
Këtë vikend kam qenë i shoqëruar me disa miqë dhe dashamirë të cilët i kam në jetën time, pikërisht me ata kam ndarë këtë shqetësim dhe dhimbje që e kam për ata dhe të tjerët në mesin tonë, sepse vetëm rikthimi drejt natyrës së bardhë hyjnore neve do të na shpëton nga prangat e robërimit mental dhe dhimbjeve të shumta që i kemi në shpirt.
Hatëri për të tjerët dhe mos pasja e guximit e të thënies në fytyrë, çdo njërit në atë mënyrë që e meriton të drejtën, neve na ka shkaktuar pasoja të pa imagjinueshme në jetë.
Një ditë e më parë të kthehemi drejt vetes tonë dhe ta luftojmë armikun tonë të mbrendshëm e cila është vetvetja ynë, atëherë do të çlirohemi dhe do të kemi natyrë të bardhë e përlotë me behare.
Bekuar qofshi përjetë të dashur miqë të mi,
Misioni apo përkushtimi në jetë, i imi, është gjithmonë të jem në anën e dritës së pastër hyjnore e cila në vete ka vetëm energji të pastër dhe të bardhë.
Zhvillo ujkun e bardhë në jetë dhe jo të ziun, që të jesh i urrejtur për veprimet e tua nga vetja dhe të tjerët.
Ende besoj se ka mirësi në shpirtin tënd fisnik dhe madhështor!
I juaji ,
Mujaseri
21:20

12.12.2021

No comments:

Post a Comment

Krijo Formular Online Falas

 https://forms.app/en