Përcaktimi i rrugëtimit është i vështirë
ku për çdo sekondë të jetës ekspozohesh nga informacione të shumta të cilët, pjesa më e madhe e atyre janë pa asnjë vlerë kreative dhe të dobishme për afrimin drejt synimit tënd.
Prandaj kujdes dhe hapi sytë e veshtë se kujt ia dhuron vëmendjen dhe çastet më të pakthyera të jetës tënde.
Të jetosh pa ndikimin e informacioneve mediatike dhe atyre të rrjeteve sociale është e vështirë në qoftë se nuk ke mekanizma të sigurtë të krijimit të një imuniteti që do të jesh rezistent ndaj këtyre ndryshimeve që janë më se të dëmshme për shëndetin mental.
Prandaj buzëqeshjen që e dhuroi më është dashur të pajtohem dhe të fali të gjithë ata të cilët janë munduar të vjedhin lumturinë dhe të krijojnë nënçmimin dhe ndjenjën e inferioritetit në praninë e tyre.
Buzëqeshja dhe shikimi i tyre në fytyrë është mëse e çuditshme dhe e pakuptuar për ata që mundohen të ju gjunjëzojnë dhe vjedhin këtë ndjesi dhe çlirim nga robërimi mental që keni.
Shërrimi i stresit dhe largimi i ankthit është kur ti i vendos vetes kufijt e të pasurit atë çka është e nevojshme për jetën tënde.
Një familje
Një shtëpi
Një makinë
Veshmbathje
Ushqim
Dhe të shprehurit e vazhdueshëm të falemenderimit ndaj Atij që ti ka dhuruar të gjitha këto që i ke dhe posedon në jetë.
Ndalu dhe mendohu për një çast të vetëm?!
Sa e sa veta do të dëshironin të kenë të mirat dhe dhuntitë që ti sot dhe ndoshta nuk i konsideron si të mëdhaja, por një pjesë e madhe e njerëzve në planetin tonë, vuajnë dhe ëndërojnë të kenë këtë jetë përralore që ti e jeton.
Prandaj bëhu mirënjohës dhe përule epshin tënd ndaj gjërat të cilat nuk i ke dhe falemendero dhuruesin e të gjitha të mirave që i ke.
Dua që ju të gjithë të dashur vëllezër dhe motra, të jeni të pajtuar dhe mirënjohës me atë çfarë e keni, por kjo nuk do të thotë që të ndaleni dhe mos punoni që të arrini edhe nivele të reja të mirave qofshin materiale apo shpirtërore në jetën e juaj, për vete dhe më të dashurit që i keni në jetë.
Seancat e mia që i kam me klientë të ndryshëm, janë pjesë e çlirimit mental të tyre, falë dhënien e këshillave dhe sugjerimeve ti shohën ata që i kanë para syve.
Transformimi Total i Mendësisë është program i krijuar me vite nga përmbledhja e përvojës time, me anë të studimit të emrave më eminent në fushën e zhvillimit personal dhe të psikologjisë moderne të shoqërisë ku ne jetojmë.
Në qoftë se ke ankth, stres apo brengosje të çfarëdo lloji të natyrës në jetën tënde drejtohu tek ndonjë ekspert që është në fushën e tij, në qoftë se dëshiron të këshillohesh me mua në lidhje me këto shqetësime dhe tema, lirisht më shkruaj në privat dhe do të nisim një rrugëtim të ri të çlirimit nga prangat e robërimit mental.
Uroj dritë në zemër, rehati në shpirt dhe shëndet në trup.
Paqe paçit të gjithë të dashur vëllezër dhe motra kudo qofshi në këto çaste, respekte të përzemërta dhe buzëqeshni dhe mos u ndalni duke qenë të lumtur në asnjë çast të jetës tuaj.
18 Nëntor në orën 12:21 pasditë
Parku i Sarajit në Shkup
No comments:
Post a Comment