ALARM

Të dashur bashkëkombas
Vendi ynë i bekuar dhe i dhuruar me të gjitha resurset e pasura tokësore dhe nëntokësore
Në vendin tim ku jetoj në Shkup dhe më gjërë nuk mungon lindja e diellit mbi këtë nënqiell, por mungon depërtimi i rrezeve të ngrohjes në shpirtrat e shitur tek klasa e lartë, që sot kontrollojnë gjithçka që ne kemi, liria në modernizëm është e sakatuar në emër të së drejtës civile dhe asaj gjinore, mos prek se të zenë korrenti.
Kolegët e mi që i kam pasur në studime sot janë të kënaqur me standardin e tyre, zëri nuk u ndëgjohet kundrejt gjithë këtyre degjenerimeve e shkatrimeve që i kemi në rritje dita ditës më shumë e më shumë.
Ndalem e mendohem dhe thellohem në labirinthet e vendit tonë, ku është duke shkuar ky vend e kjo rini.
I shohë një pjesë të madhe të nxënësve të shkollave fillore të klasave të rritura edhe nxënës të tjerë të shkollave të mesme, çfarë ndërtimi kanë në moral e kulturë, pse dështuam në këtë pikëpamje.
Urgjentisht të gjithë duhet të bashkohemi drejt punës kolektive të shpëtimit të rinisë nga format e ndryshme të degjenerimit që nëse nuk e ndalim këtë hovë, do të pendohemi me lotë të shumtë por do të jetë vonë.
Sugjeroj
Aktivitete nga profesionistë
Ditën dhe Natën në vendet publike me karakter edukues sikur janë
shkollat fillore dhe të mesme
Sport dhe afrim
Kulturë e zhvillim
Këshilla mbi Ide biznesi për të rrinjtë
hapjen e leximoreve të reja
çerdhe për fëmijë
Sport dhe afrim
Kulturë e zhvillim
Këshilla mbi Ide biznesi për të rrinjtë
hapjen e leximoreve të reja
çerdhe për fëmijë
ambulanca me karakter humanitar
1 infuzion 100 denarë e jo 1200 denarë
Ligjërata javore nga profesionistë
në fushat përkatëse ku kanë ekspertizë
kthimi i rolit burimor të vendeve të adhurimit
të jenë të hapura 24/7 dhe të ketë reforma në aktivitetet e parapara për ngritje të vetëdijes kolektive.
Ndalja e ekszodit masiv drejt perëndimit
dhënia e mjeteve të duhura nga institucionet relevante për zhvillim urgjent
pa një plan konkret dhe me heshtje masive jemi drejt shkatrimit të sigurt
ka edhe shumë e shumë tjera pika për tu përmendur por thjesht janë fjalë që burojnë nga zemra ime e thyer, ju kërkoj falje nëse ndonjëri prej jush që ju kam këtu prekët, betohem në Zot se nuk kam për qëllim të ofendoj askënd por thjesht një Alarm për tu rizgjuar dhe filluar një lidje të shpresës së re.
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë në vend e diasporë


I vetëm nuk mundem shumë por së paku do të lëshojë brohoritjet e fuqishme që me shpresë se do të përgjigjen ata që e duan ndryshimin, nëse je i këtij mendimi dhe ideali më kontakto dhe le të bëjmë diçka së bashku për të mirën e fëmijëve tanë që i kemi si drita e syve, Zoti i shpëtoftë fëmijët dhe rininë e popullin tim e mbarë njerëzimin nga ushtarët e errësirës shkatëruese.


Zot na udhëzo në punët e dobishme














No comments:
Post a Comment