Saturday, January 14, 2023

Lutje nga zemra



Zot, të burgosurit e pafajshëm liroj
Zot, të sëmurët shërroj
Zot, të varfërit pasuroj
Zot, të idhnuarit ndërmjet vetes pajtoj
Zot, zemrat e larguara bashkoj
Zot, sofrat tona shtoj
Zoti im, ti je zgjidhësi më i mirë i të gjitha vuajtjeve dhe sprovave që të dashurit e tu janë duke kaluar, jepi zgjidhje dhe frymëzim nga dija yte hyjnore.
Zoti im, atyre që iu është bërë padrejtësi jepu durim deri në daljen e sigurtë në dritë dtejtësia yte hyjnore
Zoti im, fjalën e parë na e ka shpallur LEXO nëpërmjet të dërguarit engjullit të dashur Xhebrail, krijesës më të bukur, emrit më të dashur dhe të përzgjedhur ndaj për hir të dashurisë ndaj më të dashurit të dërguar na e bënë të dashur edhe neve leximin dhe zhvillin si individë dhe kolektivë.
Zoti im, na shto vullnetin për punë të mira e të dashura që të afrojnë drejt karavanit e të dashurve tu, që dhanë krejt fuqinë, kapacitetin dhe jetën në ngritjen e të vërtetës hyjnore dhe univerzale.
Zoti im, mos na privo nga dashuria e librit tënd, të dashurit tënd, emrit më të bukur MUHAMED'it (paqja dhe mëshira yte qoftë mbi të dhe familjen e tij të bekuar e të përndritur deri në përjetësi).
Zoti im, na jep forcë qiellore që të vazhdojmë shpërndarjen e mesazhit tënd nëpër të gjitha skajet e botës e në veçanti udhëzo e mëshiro popullin tim të stërvuajtur ndër shekujsh nga armiqtë e përbetuar që na kanë sakatuar e masakruar, na kanë vrarë shpresën në ditët më të lumtura të festave tona që ti na i ke shpallur nëpërmjet të dashurit tënd (a.s) dhe familjes së tij të nderuar.
Zoti im, fjalët e mia që i shkruajnë këto gishta dhe i lexojnë vëllezërit dhe motrat e mia të nderuara jepu dritë në shpirtrat e tyre dhe afrim drejt emrit tënd të bekuar e të dashur... ALLAH
frymëzim çasti në praninë e prindërve të mi dhe bisedën me ta që pata para faljes së mesdites.
Zoti im beko prindërit e mi dhe mëshiroj ashtu siq ata janë kujdesur për mua kur unë sdija asgjë dhd gjithçka mësova dhe u zhvillova falë përkushtimit të tyre hyjnorë që çdo prindër kanë për më të dashurit fëmijë të tyre.
Kërkoj nga të gjithë ju që ju kam këtu miqë në facebook por edhe që më njihni në jetën reale, të ma bëni hallal hakun që kam ndaj jush apo edhe ndonjë fjalë e imja që ka shkaktuar lëndim në zemrat e juaja apo edhe ndonjë iritim më të vogël.
.... Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë, ndërsa më i miri prej jush është ai që kërkon falje dhe pendim tek Zoti i tij . Më fal Zoti im!

No comments:

Post a Comment

Krijo Formular Online Falas

 https://forms.app/en