Zemra ime në këto çaste ende nuk mundet që të gjen forcën e shërrimit të saj, nga plagët e mëdhaja dhe të thella që na shkaktoj vdekja e gjithë atyre vëllezërve dhe motrave tanë, familjarë dhe të shtrenjtët e shpirtit tonë, që sot nuk i kemi në mesin tonë, dhe presim që së shpejti ti lëshojmë në banesën e fundit deri në rringjalljen tonë të përbashkët..
Ngushëllime o të dashur familjarë, durimi i librit të Perëndisë na shoqëroftë në këto çaste ku nuk kemi tjetër fjalë për të thënë, përveç asaj që kjo që na ndodhi të mos ripërsëritet asnjëherë në mesin tonë por edhe në njerëzimin mbarë..
E kam vështirë të pajtohem me realitetin që fytyrat e dashamirëve të mi nuk do ti shohë në këtë jetë fizike, por kam bindjen e plotë që Perëndia do të na ritakon në parajsat e premtuara për besimtarët e sinqertë dhe të devotshëm që kemi ndjekur rrugën e shpëtimit dhe strehimin nën hijen e emrit të bukur që ka krijuesi ynë, Zot.
Të qofshim falë dhe nënshtrohemi para madhërisë tënde të madhe dhe kërkojmë që të na dhurosh durimin si shoqërues tonin në këto çaste të dhimbjes të papërshkruar që e kemi në zemër.
23 Nëntori do të jetë dita më trishtuese dhe e dhimbshme e jetës time që asnjëherë nuk do ta harroj, për thyerjen e zemrës time, për largimin nga kjo jetë e më të shtrenjtëve miqë dhe familjarë që i dashuroja me shpirt, sepse ajo është edhe urdhëri i prerë i PERËNDISË të kemi raporte të mira me të gjitha krijesat e tij.
Ah çfarë mërzie e madhe!
Me të vërtetë nuk kam edhe fjalë si të shprehëm, vetëm që këtë që e përjetova unë dhe familjarët e mi, dhe populli im në përgjithësi, lutëm me nënshtrimin më të plotë, para emrit të mëshirës dhe faljes, Zot na jep durimin e parajsës dhe na jep një shoqërues prej engjujve të tu në këtë jetë, na e zbut dhe na e lehtëso dhimbjen.
Derisa i shkruaj këto rreshta më parafytyrohen vetëm buzëqeshjet e tyre dhe fjalët plotë mirësi dhe dashuri që jepnin pa rezervë.
Muhsin vëlla, ike për të takuar Zotin që e deshe aq shumë, dhe gjithmonë në gojën tënde ishte vetëm kërkimi i hallallëkut në çdo takim.
Fjalët e tua nuk do ti haroj deri sa të ritakohemi në botën e amshimit.
''Abi, ma ban hallall loçka jeme, hallal se kësaj jete nuk i dihet''
Kemi ndarë shumë herë gjatë kohës që udhëtoja për në Stamboll edhe dhomën e gjumit, me të ndjerin Kadrushin, i cili ishte përplotë i mbushur me dashuri ndaj vetes, familjes dhe dhuronte vetëm respekt dhe mirësjellje me të gjithë ata që i kishte pranë vetes.
Vëlla Kadrush do të më mungosh deri sa të ritakohemi në Xhennetet e Allahut që i ka premtuar për të gjithë besimtarët e sinqertë dhe të drejtë, dëshmoj që ishe besimtarë dhe njeri bujar dhe i ndërtuar tamam si një Burrë i rrallë i kohës sonë.
Ngushëllime familjarëve dhe miqëve të cilët e njohëm për së afërmi Kadrushin, i cili gjithmonë na dhuronte respekt dhe dashuri vëllazërorre, na ban hallal vëlla hakun dhe fjalët.
Ajetet e Kur'anit e dëshmojnë këtë:
“E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).” (El-Bekare: 154);
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. 170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.” (Ali Imran: 169-170)
Gjithmonë në lutjet e mia do të jeni dhe u ritakofshim në xhennet.
Perëndia im, merri nën furnizimin tënd dhe nën strehimin tënd në botën e amshimit.
Ngushëllime krejt familjarëve dhe miqëve, për humbjen e më të dashurve tonë, në këtë tragjedi të madhe.
....
Kam edhe shumë për të shkruar dhe shprehur, por pjesën tjetër të rënkimit të shpirtit tim, do tia lë dhe paraqes, Perëndisë që ai të më jep shërrimin dhe forcën në përballimin e kësaj dhimbje të madhe të shpirtit tim.
30 Nëntor në orën 18:43
Saraj, Shkup
Mujaser Mamuti

No comments:
Post a Comment