Puna i jep njeriut shëndet dhe mirëqenie dhe dinjitet, e kundërta e saj është sëmundje, vuajtje dhe mos vlerësim.
Këto javë edhe pse kam pasur dhimbje në shpirt të madhe, jam munduar që të rifokusohem në vlerat dhe qëllimet e mia, se cilat janë ata që do të sjellin ndryshim për miqët dhe komunitetit të cilit do ti shërbej, padyshim rruga e përndritjes apo e marrjes së njohurive të reja, nuk është fare e lehtë dhe kërkon që të humbësh çaste ndoshta që do të jepnin një kënaqësi të zbavitjes së përkohshme por dhënia përparësi diturive të reja do të sjellin besim më të lartë dhe ardhmëri më të ndritur për mua dhe atyre që do tu shërbej përvojat e mia, dhe pikëpamjet me të cilat besoj fuqishëm që do të jenë me një ndikim virtual por me përmasa të gjëra në vendin tim dhe më gjërë ku do të depërton fjala e lirë dhe nxitja për veprim drejt një lirie më të madhe dhe shërim nga pasojat e mos veprimit me atë dituri që do të shpërndaj në mesin e miqësisë time dhe bashkëpunëtorët e mi, anëtar të parë të themelimit të lëvizjes për ndryshim total të mendësisë.
Besoj fuqishëm që ne përderisa jemi duke u ballafaquar me shumë vështirësi në betejën tonë për të dalur nga prangat e robërimit mental do tia arrijmë, sepse jemi nisur me një rrugë e cila të jep fitore dhe të shpëton nga klasa e kontrolluar masovike, me anë të gjitha mjeteve të cilat i kanë në disponim, por vazhdo, qëndro stoikisht i pa lëkundur, si një vigan i pathyer, sepse bëhet fjalë për jetën time, tënden dhe të brezave të rrinjë që do të vijnë.
Mos lejo të jesh i keqpërdorur me sinqeritetin, dhe zemrën e qengjit që e ke, nga hienat dhe ujqërit të kamufluar me veshjen e qengjit, me përrallat e tyre, të një shprese të rreme dhe mashtruese, që vetëm ata që kanë përndritjen në mendje dhe kërkojnë strehim, nën emrin e Lavdishëm të Perëndisë, mund të shpëtohen nga mashtrimet e tyre.
Perëndia im, kërkoj strehimin nën mëshirën tënde që ke për besimtarët dhe të mbrojturit e ty, mbrojtje që u jep nga një dimenzion i pakuptuar për ekzistencën tonë në këtë botë materiale dhe me këto shqisa të kufizuara që na i ke dhuruar.
Perëndia im kërkoj të mbrosh popullin tim shqipëtar, të mbrosh të pafajshmitë, të mbrosh brezin e ri, të nipave dhe mbesave të këtij nënqielli të tokës arbërore.
Perëndia im, ofshamat e thella i lëshoj para madhërisë tënde...
Ecim Para, Ecim Paraaa... Ecim Paraaaaa...
Asnjëherë nuk do të dorëzohemi shërbëtorëve të djallit dhe mashtruesve të ndryshëm që e keqpërdorin kamuflimin e besimit të pastër hyjnorë dhe emrin tënd, për të devijuar masën e painformuar për përfitimet e vogëla materiale të kësaj bote kaluese.
Më rradhit në mesin e pakicës, të pakicës në pakicë.
Strehom dhe më merr mua dhe popullin tim në mbrojtje!
Beko Shqipërinë time dhe tokën e bekuar që e kemi larë me gjakun e rinisë, të rritura nga nënat, të bukurat e dheut arbërorë.
Ecim Para, Ecim Paraa....
Lavdi përjetë të rënëve në altarin e lirisë,
Perëndia e bekoftë tokën Shqiptare dhe e mbroftë popullin tonë nga çdo dashakeq dhe ligëzi e hartuar në kuzhinat e errëta djallëzore për zdhukjen e kombit tonë.
Sot e mijëra vjet, kemi mbijetuar stuhitë e ndryshme dhe do të dalim edhe më të fortë, sepse vetë Perëndia na krijoi dhe dhuroi këtë gjuhë të bukur dhe të shenjtë, dhe këtë tokë që të jemi të zotët e vendit tonë, e kemi oksigjen pa të cilin nuk mundet të jetojmë, e kemi dritë të syve pa të cilën nuk mund të shikojmë.
Bekuar qofshi miqësia ime e dashur
Lutem çdo ditë që të kemi bashkimin e zemrave dhe shtimin e dashurisë në mesin tonë, ta duam njëri tjetrin dhe ta ndihmojmë me krejt mundësitë që i kemi, dhe të largohet smira-xhelozia dhe lakmia për të huajën.
Zoti u dhashtë përndritje liderëve shqiptar dhe u bashkofshin për të vazhduar rrugën e rilindasve tanë të bekuar.
Gjithmonë deri në frymën e fundit i rradhitur pas betimit dhe amanetit e të rënëve për liri dhe bashkim mbarë kombëtar.
Bekaur qofsh oj Toka e Shqipërisë me çdo pëllëmbë jashtë kufirit aktual që të copëtuan pabesisht dhe padrejtësisht, nga ata që na shesin dhe promovojnë vlera të lira qytetare dhe kombëtare, për një demokraci dhe funksionimin të ligjit dhe të drejtës kushtetuese.
Të kemi mbrojtur me gjak e do të rimbrojmë përjetë e mot.
Me nderimet e mia më të thella dhe me dashurinë më të madhe,
Si biri i juaj
Si vëllau i juaj,
Si bashkëkombasi i juaj,
Të punojmë ditë e natë për ribashkim të zemrave dhe shpirtrave të Shqiptarëve fillimisht dhe më pas edhe drejt një ribashkimi kombëtar gjithandej ku janë tokat tona të pushtuara dhe gllabëruara në mënyrën më të padrejtë.
Jemi i vetmi komb në botë që kufizohet nga të gjitha kufijt me popullin e vetë të ndarë padrejtësisht, u përmirësoftë sa më parë ky bashkim nga kongreset e turpit të kaluarës së dhimbshme për popullin tim të dashur e të bekuar Shqiptar.
Lavdi, Lavdi, Lavdi
Rroft Shqipëria dhe Populli Shqiptar!
16:43
06.12.2021
Mujaser Mamuti
Shkup

No comments:
Post a Comment