Të dashur vëllezër e të nderuara motra të tokës arbërore,
Ditë e natë të punojmë për vendin tonë, të ndërtojmë ardhmëri dhe të kemi mirëqenie sociale dhe lumturi familjare
Bashkohuni kudo qofshi nën hijen e flamurit KUQ E ZI
Jepjani dorën e faljes dhe afroni zemrat me mëshirë dhe falje, të ndërtojmë këtë vend dhe të punojmë pa ndalë fare.
Besoj fuqishëm që edhe vetë fuqia e madhe e Perëndisë do të na ndihmon kur ne do të jemi të bashkuar dhe do të kemi dashuri për njëri tjetrit.
Rënkon shpirti për mëmëdheun dhe tokën e bekuar të vendit tonë, që vetë Perëndia na krijoi në këtë nënqiell dhe na e mësoi, të bukur dhe të ëmbël gjuhën SHQIPE!!!
Paçi shëndet e lumturi, begati e harmoni, bashkim e krenari.
Shqipëtarët e mi të dashur, ecim para, ecim paraaa!
No comments:
Post a Comment