Edhe 2 javë përfundon ky vit, i cili edhe nuk ka qenë aq produktivë për nga ndodhitë në vendin tonë,
Mesazhet e mia nuk dua të jenë mesazhe që nuk do të ju japin vlerë, por e kundërta e saj.
Mesazhet e mia që i shkruaj dua që të fillosh ditën dhe të jesh i mbushur me energji
me shpresë, me përkushtim dhe me një fillim të ri dhe të mbarë
Të besoj fuqishëm, do të më thuash, Mujaser, nuk është edhe aq e lehtë
kur je i shoqëruar për çdoditë me të njejtët njerëz të cilët
edhe nuk të japin hapësirën e mjaftueshme dhe mbështetjen e duhur
por e dijë edhe unë përjetuar situata që ngjajshme me këto tuajat që i thua
Sot dua që të jetë një ditë e ndryshme, e re, sikur dielli që lind për çdo ditë!
Reflekto mbi gjithë ato veprime, sjellje dhe angazhime të ditës tënde,
Në fund të ditës merr një fletore dhe laps dhe shkruaj
Çfarë bëra sot ndryshe nga dje,
Si i harxhova minutat, orët dhe kohën time
A u morra me angazhimet të cilat do të shtyjnë përpara qëllimeve të mia
për ti plotësuar apo thjesht jam zbavitur me orë të tëra duke lexuar
mesazhet e ndryshme në rrjetet sociale (facebook, tiktok, instagram etj)
Fillo dhe reflekto mbi jetën dhe karrierën tënde
asgjë nuk do të ndodhë nëse ti nuk vendos të dalësh nga
robërimi mental ndoshta për momentin ku je
në qoftë se shoqëria dhe rrethi ytë nuk të ka dhënë hapësirën e duhur
është koha të rillogarisësh të gjitha ato veprime dhe kohë ku e harxhon
dhe mendo fuqishëm se si mund të ndryshosh
jam këtu të jem një zë, një thirrës, një përkujtues se ka diçka të re
diçka shumë më të mirë, shumë më të organizuar
vetëm duhet vetes tënde ti lejosh të çlirohesh nga
programimet e vjetra që tash e me vite
nuk të kanë sjellë asnjë dobi dhe sukses aty ku synon të arrish!
Prandaj mesazhet e mia dua të jenë nxitëse, me shpresë
dhe konkrete që mund të thithen nga çdo mendje e pastër
e cila dëshiron ndryshimin rrënjësisht
por me hapa të ngadaltë, por të lëvizësh nga një pikë në tjetrën.
Më është dashur me vite të marrë guximin dhe të filloj të shkruaj
dhe të shpërndaj atë çfarë e ndjej mbrenda në thellësinë time
duke e dituri që çdo shpirt dhe njeri ka në vete një mesazh
apo frymëzim që ndokujt tjetër kudo qoftë në rruzullin tokësor
mund ti shërbej si nxitje dhe vazhdim për ndryshim
Së bashku dua të shoqërohemi dhe njihemi edhe më mirë
si dy miqë edhe pse vetëm i lexon këto rreshta, por dua
që të ju risiguroj që në të shkruarit e këtyre rreshtave
është pjesë e shpirtit tim që shkruan
sepse në ditët e sodit, ka nevojë që të jetë një zë,
i cili do të thërret në rizgjim dhe për ndryshim
prandaj e marrë guximin dhe i shkruaj këto rreshta për
veten dhe juve të dashur vëllezër dhe motra
nuk dua të groposen vetëm në mendjen time
por dua të dalën jasht dhe të depërtojnë fuqishëm
në mendjet e të tjerëve që të jenë ushqim
ushqim i zemrës dhe qetësi e shpirtit.
15 Dhjetor, 2021
Ora 23:41
Saraj, Shkup
Mujaser Mamuti
Transformimi Total i Mendësisë
Vazhdojmë me letrën e 2 gjatë kësaj jave!




